Forcimi i kornizës së sinjalizimit në Shqipëri si një hallkë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit

Autori:Jonida Jani

Mbështetur nga:Friedrich Ebert Foundation

Përmbledhje

Korrupsioni cënon qeverisjen, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, dhe në fund të fundit, sigurinë e përgjithshme të vendit. Ky dokument politikash thekson nevojën e ngutshme për masa efektive kundër korrupsionit dhe nxjerr në pah rolin thelbësor të sinjalizimit në luftën kundër korrupsionit, denoncimin e shkeljeve dhe promovimin e transparencës. Duke vlerësuar panoramën ekzistues kundër korrupsionit në Shqipëri, dokumenti identifikon boshllëqe, veçanërisht në lidhje me sinjalizimin. Për t’i adresuar këto boshllëqe, mbështetur në praktikat më të mira, rekomandohet të ndërmerren disa masa specifike. Këto rekomandime përfshijnë krijimin e një shërbimi këshillimi konfidencial për sinjalizuesit potencialë dhe miratimin e ligjeve të shpërblimit për sinjalizuesit. Gjithashtu, theksohet rëndësia e kultivimit të një kulturë të përgjegjshmërisë dhe integritetit. Duke i dhënë përparësi një strategjie solide kundër korrupsionit, vendi mund të përmirësojë ndjeshëm transparencën, përgjegjshmërinë dhe integritetin, duke bërë kështu progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit. Ky dokument politikash u bën thirrje politikëbërësve dhe palëve të interesuara të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi që fuqizon dhe inkurajon sinjalizuesit.