Qeverisja
Programi i Qeverisjes analizon çështjet e politikave, institucionet dhe proceset qeveritare dhe sfidat e qeverisjes. Ai fokusohet në shqyrtimin e pesë parimeve themelore të qeverisjes së mirë të identifikuara nga Dokumentin e BE-së mbi Qeverisjen: hapja, pjesëmarrja, llogaridhënia, efektiviteti dhe koherenca. Korrupsioni, i cili konsiderohet gjerësisht si shkaku kryesor i problemeve të Shqipërisë, shpesh shkaktohet nga dështimet e qeverisjes. Programi i qeverisjes kontribuon në luftën kundër korrupsionit duke promovuar një qeverisje më të mirë dhe më të qëndrueshme. Ai identifikon çështjet dhe problemet dhe propozon rekomandime që synojnë përmirësimin e performancës së qeverisë, duke informuar debatin publik dhe duke u ofruar politik bërësve ide dhe analiza të ekspertëve për të siguruar një qeverisje më të mirë.
Siguria
Siguria në demokraci është një nga kushtet thelbësore dhe parakusht për liri, zhvillim social dhe ekonomik. Programi i Sigurisë kryen hulumtime të thella dhe analiza kritike mbi çështjet e sigurisë, reformën e sektorit të sigurisë dhe qeverisjen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut. Ai kombinon hulumtime rigoroze dhe konsulencë mbi politikat dhe funksionon si një urë midis akademisë dhe praktikës. Programi kontribuon në informimin e arenave të politikave dhe formësimin e diskursit publik mbi sigurinë nëpërmjet revistës së specializuar Revista e Sigurisë.
Vizioni
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes beson në domosdoshmërinë e transformimit rrënjësor të proceseve demokratike në Shqipëri dhe nevojës për të ndryshuar mënyrën e bërjes së politikave dhe qeverisjes në nivel lokal dhe kombëtar. Qendra është e angazhuar të zhvillojë programe që ndërlidhin demokracinë dhe qeverisjen me interesat e qytetarëve. Qasja e CSDG është që të identifikojë fillimisht çështje që kanë rëndësi, dhe më pastaj kryen hulumtime rigoroze të cilat shërbejnë për advokim dhe për nxitje të debatit në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Misioni
Misioni i CSDG është të përmirësojë demokracinë, qeverisjen dhe politikë bërjen në Shqipëri nëpërmjet kryerjes së hulumtimeve rigoroze të mbështetura në evidenca dhe të dhëna, monitorimit të qëndrimeve dhe opinioneve të publikut, dhe nxitjes së angazhimit qytetar të mirinformuar.
Vlerat
CSDG është një organizatë e pavarur dhe progresive e shoqërisë civile e angazhuar ndaj parimeve të paanësisë, pavarësisë dhe jofitimprurëse.
Platforma e Negociatave BE-Shqipëri për grupin e I-rë të Kapitujve
Projekti mbështet negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në lidhje me kapitujt e Cluster One (themeloret së pari) përmes përmirësimit të debatit të politikave dhe forcimit të llogaridhënies dhe rolit të OSHC-ve në proces.