Arjan DyrmishiDrejtor Ekzekutiv dhe Themelues
Arjan Dyrmishi është Drejtor Ekzekutiv dhe Themelues i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Përvoja e tij profesionale përfshin si sektorin qeveritar ashtu edhe atë jo-qeveritar. Ai ka mbajtur poste të ndryshme të larta në qeverinë shqiptare, përfshirë zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ Kombëtar dhe Ministrin e Shtetit për Diasporën. Në sektorin jo-qeveritar ai është zbatues i një numër projektesh dhe autor i një sërë botimesh në fushën e reformës dhe qeverisjes së sektorit të sigurisë, sigurisë rajonale dhe diplomacisë, qeverisjes, demokratizimit dhe antikorrupsionit. Është shfaqur shpesh në media dhe ngjarje publike për të komentuar dhe advokuar në çështjet që lidhen me këto fusha.
Mirsada HallunajHulumtuese / Menaxhere Projekti
Mirsada Hallunaj është diplomuar në Shkenca Politike nga Universiteti i Tiranës dhe ka përfunduar Programin Master në Administrimin Publike (MPA) nga Universiteti i Tiranës & Universiteti i Nebraskës. Ajo ka kryer një numër trajnimesh dhe kualifikimesh ndërkombëtare në fushat që lidhen me antikorrupsionin, sigurinë, terrorizmin dhe kundërterrorizmin, të drejtat e njeriut, Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Përvoja e mëparshme e saj profesionale me shoqërinë civile dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Shqipëri është fokusuar kryesisht në projekte që lidhen me administratën publike, antikorrupsionin, zgjedhjet dhe çështje të tjera të qeverisjes. Studimet përkatëse kërkimore të kryera në kuadër të këtyre projekteve janë botuar dhe prezantuar në evente publike apo konferenca.
Nino StratiProject Coordinator
Nino Strati has graduated in Law from Tirana University. He has experience in both the government and the nongovernment sector in which he has engaged as a researcher and policy activist in the field of European Integration. More specifically his focus in on studying EU acquis, as well as the coordination of institutions/individuals that lead to the strengthening of public knowledge on the European integration processes. His experience in the government includes work as a specialist at the EU Integration, Coordination and Assistance Unit in the Ministry of Justice. Currently, he is working as Project coordinator of the project “Improved Policy Debate and Accountability to Delivering on Fundamentals First, through the Establishment of Cluster One EU Negotiations Platform-Albania (C1-EU-NPA)”, which aims to support Albania’s EU accession negotiations related to Cluster One chapters (fundamentals first) through improved policy debate and strengthened accountability and CSOs role in the process.
Geron KamberiHulumtues i Asociuar
Geron Kamberi është një kërkues i asociuar i cili punon për think tank të ndryshme shqiptare në fushën e integrimit europian dhe cështjeve të sigurisë. Ne periudhen 2016-2019 ai ka punuar si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin – NASRI, një agjenci publike, roli dhe përgjegjësia kryesore e se ciles është të financojë projektet kërkimore kombëtare dhe të koordinojë Programin Kuadë të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të BE-së. Z. Kamberi ka diplomë MA në Politikat Europiane nga Instituti i Studimeve Europiane te Universitetit te Sussex – Angli dhe mbart përvojë të gjerë nga sektori i organizatave joqeveritare ndërkombëtare ku ka punuar në çështjet e politikave dhe menaxhimin e projekteve. Për një periudhë të gjatë qene Koordinator Program në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur – Shqipëri, si dhe Këshilltar për Politikat e Avokacinë pranë dy organizatave të rëndësishme ndërkombëtare me seli në Tiranë si Oxfam GB Office dhe World Vision InternationaL. Ekspertiza e tij sidomos në çështjet e lidhura me BE, sigurinë zhvillimin dhe politikën rajonale është pasqyruar në punën e ti si stuidues i asociuar. Punimet e tij kërkimore kanë rezultuar në analiza të politikave, studime të ndryshme si autor ose bashkëautor, duke përfshirë një sërë artikujsh analitikë mbi marrëdhëniet BE-Shqipëri që janë botuar në gazetat e përditshme kombëtare.
Anila Shehi (Dollani)Hulumtuese
Klaudia KoxhaHulumtuese / Specialiste e komunikimit
Klaudia Koxha ka përfunduar studimet bachelor në Shkenca Politike pranë Universitetit të Tiranës dhe më pas vazhdoi studimet në të njëjtën degë dhe u diplomua me titullin Master nga Universiteti i Salzburgut. Eksperienca e saj përfshin pjesmarrje në projekte me fokus zbatimin e ligjit në nivel lokal dhe projekte kërkimore e koordinim në nivel rajonal të Evropës Juglindore. Interesi hulumtues fokusohet në integrimin Evropian, demokratizimin dhe anitkorupsionin. Klaudia është duke kreyer studimet për doktoraturë me fokus integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor pranë Institutit të Studimeve Evropiane të Salzburgut.
Jonida JaniResearcher
Jonida Jani has graduated in political science from the University of Tirana and holds a Master of Arts in Marketing from the Faculty of Economics, University of Tirana. Her previous professional experiences with local and international organizations in Albania have focused mainly on capacity building, anti-corruption, elections, and monitoring. Jonida has an experience as a lecturer at public and private Universities in Albania and is a certified trainer.
Brixhilda FilopatiSpecialiste Finance
Brixhilda Filopati mban një Master në Studime Ekonomike dhe Europiane nga Fakulteti i Ekononimisë Universiteti i Tiranës. Më parë, ajo ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Manaxhim Biznesi nga i njëjti universitet. Ajo ka punuar si financiere që nga viti 2003 duke menaxhuar financat e projekteve të shumta – projekte evropiane, ndërkufitare dhe – me profile të ndryshme. Ajo ka qenë përgjegjëse për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar të projekteve duke përfshirë: analizën e shpenzimeve, parashikimet dhe pagesat, parashikimet e rrjedhës së parave, përgatitjen e buxheteve si dhe përgatitjen e raporteve financiare në përputhje me kërkesat e donatorëve.
Ergys TemaliGraphic Web Specialist, Designer, IT
Është IT dhe ekspert në ilustrim dixhital dhe dizajn grafik, me një përvojë të gjerë mbi 15 vjeçare në kodimin dhe krijimin e faqeve të internetit, dizajnimin e përvojës së përdoruesit (UX) dhe dizajnimin e ndërfaqes së përdoruesit (UI). Përvoja e tij përfshin krijimin dhe lançimin e faqeve të shumta të internetit në sferën e arsimit (Universiteti i Tiranës dhe Durrësit etj.), institucione publike si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe një sërë institucionesh në varësi. Për më tepër, përvoja në këtë fushë shkon përtej institucioneve publike duke ofruar mbështetje të gjerë për organizata ndërkombëtare si: UNDP, GIZ, HELVETAS, UN, SAVE THE CHILDREN, TERRE DES HOMME etc.