Artan Puto
Artan Puto ka punuar për një kohë të gjatë pedagog i historisë. Ai ka ndjekur studimet universitare në degën e Historisë, pranë Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës dhe ka fituar në vitin 1995 titullin Master në Histori (MA) nga Central European University në Budapest, Hungari. Në vitin 2010 ka fituar titullin Doktor i Shkencave nga European University Institute, Departamenti i Historisë dhe Civilizimit, në Firence Itali. Gjatë periudhës 2013-2014 ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. Artan Puto ka qenë punonjës shkencor i Arkivit Qendror të Shtetit, korrespondent i gazetës ditore “Koha Jonë” dhe drejtues lokal i Fondacionit Holandez “Press Now”. Në periudhën 2002-2005 ka qenë bashkëpunëtor i “Osservatorio sui Balcani” dhe punonjës shkencor në projektin “We the People”, organizuar nga Centre for Advanced Studies dhe Collegium Budapest. Artan Puto është bashkëpunëtor projektesh si dhe autor i artikujve të ndryshëm.
Prof. Assoc. Dr. Eva Tafili
Prof. Asoc. Dr. Eva Tafili ka një përvojë të gjatë akademike. Që nga viti 1997 ajo është lektore pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe Institutit të Studimeve Evropiane. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës dhe ka ndjekur studimet në Universitetin Katolik të Luvenit, Belgjikë për Studime Europiane. Në vitin 2009 ajo ka marrë titullin akademik Profesor i Asociuar (Prof. Asoc.) në Universitetin e Tiranës. Eva Tafili ka ushtruar detyrat e përgjegjëses së Departamentit të Arsimimit në Distancë në Universitetin eTiranës; Drejtores (Dekanes) së Institutit të Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës dhe Drejtueses së Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Eva Tafili është autore e një sërë kërkimesh dhe publikimesh shkencore.
Prof. Assoc. Dr. Indrit Baholli
Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli është Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Kolegjin Universitar “Luarasi”. Ai ka ushtruar edhe funksionin e administratorit të Fakultetit të Ekonomisë pranë këtij Kolegji. Ai ka një përvojë të gjatë manaxheriale në sektorin publik dhe privat. Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli ndërkohë ka eksperiencë akademike duke punuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, si dhe 6 vite pranë Universitetit Europian të Tiranës si Përgjegjës i Departamentit të Informatikës, Matematikës dhe Statistikës. Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli ka punuar për institucione të ndryshme, si: Ministria e Mbrojtjes, Enti Rregullator i Sektorit të Energjisë Elektrike, Korporata Elektroenergjitike dhe CEZ Shpërndarje.
Petrit Gaçi
Petrit Gaçi ka një eksperiencë të gjatë në fushën e avokatisë. Ai është diplomuar në vitin 1988 për Drejtësi, Universiteti i Tiranës si dhe ka marrë pjesë në trajnime brenda dhe jashtë vendit. Ai ka ushtruar detyra në disa institucione publike si Ministria e Mbrojtjes (Drejtor Departamentit Juridik), Këshilli i Ministrave (Jurist) dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër (Prokuror). Gjatë periudhës 2007-2013 ai ka qenë lektor pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ylli Molla
Ylli Molla është gazetar profesionist që nga viti 1992. Karrierën e ka nisur në gazetën “Luftëtari” (“Ushtria”), gazetar dhe redaktor përgjegjës. Më pas, në gazetën “Shekulli”, redaktor i kronikës dhe i redaksisë së investigimit. Kryeredaktor i revistës “Spektër” në 2001, drejtor i Agjencisë së Lajmeve ALNA në 2002. Deri në fund të vitit 2005, kryeredaktor dhe drejtor i gazetës “Dita”. Në vitet 2006-2007, redaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Telegraf”. Kryeredaktor i revistës VIP Albania në 2011. Prej vitit 2006 e në vazhdim, kryeredaktor i Shtëpisë Botuese Botart.