Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: “Perceptimi publik ndaj marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit ndërkufitar dhe çështjeve të identitetit në Shqipëri”

Mbështetur nga:National Endowment for Democracy

Projekti:Western Balkans Security Barometer 2022

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) ka kryer Barometrin e Sigurisë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit (2019 dhe 2020) në një përpjekje për të matur perceptimin e publikut ndaj institucioneve dhe çështjeve të ndryshme të lidhura me sigurinë.

Në këtë botim të tretë, CSDG i është bashkuar Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor (BSBP) në botimin e tij të dytë për të kryer një barometër rajonal identik në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.

Ky botim është i ndryshëm nga dy barometrat e mëparshëm, sepse ka marrë një dimension rajonal duke matur jo vetëm perceptimin e qytetarëve shqiptarë ndaj institucioneve të tyre dhe çështjeve të sigurisë, por edhe perceptimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe konkretisht marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.

Rezultatet e BSBP përfshijnë katër raporte të ndryshme për secilin vend. Raporti Perceptimi publik ndaj marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit ndërkufitar dhe çështjeve të identitetit në Shqipëri është raporti i tretë i cili përfshin rezultatet për Shqipërinë.