Valentina Krstic – Serbia

Në vitin 2013 shefja e Sektorit të Trajnimit dhe Punësimit në Nish,Valentina Krstic u pushua nga puna 2 ditë pasi ekspozoi korrupsionin në shkallë të gjerë në prokurimin publik në Institucionin e Vuajtes së Dënimit, ku përfshiheshin vjedhja e ujit, energjisë elektrike dhe karburantit, etj.

Përveç kërcënimeve dhe sulmeve, IEVP në Nish filloi procedimet disiplinore kundër saj duke e pezulluar nga puna edhe pse ajo kishte marre statusin e sinjalizuesit të mbrojtur nga Agjencia Kundër Korrupsionit në Serbi.

Për shkak të vëmendjes së publikut që mori çështja, Ministria e Drejtësisë hoqi masat disiplinore kundër saj. Në Nëntor 2013, Valentina Krstic u zgjodh anëtare në forumin lokal anti-korrupsion.



Leave a Reply