Të dhëna mbi zbatimin e Ligjit për Sinjalizimin dhe Mbrojten e Sinjalizuesve (2017-2019)

Ligji për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i cili u miratua në qershor të vitit 2016 dhe hyri në fuqi për sektorin publik më 1 Tetor 2016 dhe për atë privat në 1 Korrik 2017, u konsiderua si një mjet i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin dhe denoncuar forma të tjera të sjelljes së paligjshme.

Megjithëse këtë vit Ligji hyn në vitin e 5 të zbatimit, nuk ka ndonjë vlerësim të plotë për ndikimin e ligjit në rezultatet e lufës kundër korrupsionit, përveç informacionit mbi numrin e rasteve të sinjalizimit dhe institucionet të cilat kanë raportuar raste të tilla.

Duke patur parasysh shkallën e përhapjes së korrupsionit në Shqipëri, numri i sinjalizimeve mund të konsiderohet i ulët. Gjatë vitit 2017 pranë ILDKPKI janë raportuar 8 raste sinjalizimi, në vitin 2018 janë raportuar 16 raste sinjalizimi, ndërsa në vitin 2019 janë raportuar 14 raste sinjalizimi. Nisur nga numri i ulët i sinjalizimeve mund të thuhet se ndikimi nuk ka qenë i madh.

Si një koncept i ri ligjor dhe praktik për shoqërinë shqiptare, sinjalizimit në të shumtën e rasteve i jepet një konotacion negativ duke e ndërlidhur atë me të shkuarën kur njerëzit shpesh gjendeshin të detyruar dhe nën presion për të “spiunuar”. Për kapërcimin e këtij paragjykimi nevojitet kohë dhe angazhim më i madh i institucioneve si edhe veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese.

Në këtë konteskt, nëpërmjet projektit që Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes po zhvillon me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED), ka si qëllim që  nëpërmjet informimit dhe angazhimit të publikut të ndikojë në rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit për praktikën e sinjalizimit.



Leave a Reply