Strategic communication of the new and re-established justice institutions
Supported by:Open Society Foundation for Albania
Project:Support the implementation of justice system reform through monitoring and evaluation of Special Prosecution (SPAK) and Special Courts
Mungesa e Komunikimit Strategjik është konsideruar si një nga mangësitë funksionale të sistemit të mëparshëm të drejtësisë në Shqipëri, dhe për këtë arsye forcimi i besimit të publikut tek institucionet e reja të drejtësisë përbën ende një sfidë të këtyre institucioneve.
Me hartimin e strategjive të komunikimit dhe planeve të veprimit ka ndryshuar edhe qasja e institucioneve të reja kundrejt marrëdhënieve me publikun, të cilat tashmë shihen si një vlerë e shtuar e tyre, duke u ngritur nga Komunikim Publik ose Marrëdhënie Publike në Komunikim me Publikun.
Në këtë kontekst, CSDG ka përgatitur Raportin e parë të Monitorimit, në të cilin përkundrejt indikatorëve kryesorë të performancës janë evidentuar aftësitë dhe gatishmëria e secilit prej institucioneve të drejtësisë të përfshira në raport për të komunikuar me publikun në mënyrë transparente dhe mbi të gjitha në mënyrë të përgjegjëshme.
Ndërkohë që, ngritja e një sistemi të monitorimit të performancës të institucioneve kundrejt Komunikimit Strategjik me Publikun, merr një rëndësi të veçantë pasi jo vetëm do të kontrollojë mirëfunksionimin e strategjisë, por do të shërbejë edhe si mekanizëm vetëkorrektimi dhe përmirësimi.
Raporti është realizuar në kuadër të projektit: “Mbështetja e zbatimit të reformës në drejtësi nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme”, i mbështetur nga Programi i Reformës në Drejtësi, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.