- February 22, 2021
- Posted by: csdg2023
- Category: Whistleblowing cases
Sinjalizimi po njihet gjithnjë e më shumë botërisht si një mjet i rëndësishëm për parandalimin dhe identifikimin e korrupsionit dhe praktikave të tjera shpërdoruese.
Për shkak të natyrës së fshehtë të korrupsionit, sinjalizuesit mund të japin informacion të vlefshme mbi personat që janë të përfshirë dhe dëmet e shkaktuara nga akte te tilla.
Kroacia përbën një shembull për vendet e rajonit sa i përket rasteve të sinjalizuesve të njohur. përfshirë edhe drejtues të lartë në fusha të ndryshme, një pjesë e të cilëve janë kthyer në aktivistë të angazhuar publikë.
Një nga rastet me të njohura në këtë vend është ai i mjekut imunolog kroat Srećko Sladoljev, i cili deri në vitin 2010 ishte anëtar i Bordit Mbikqyrës të Institutit të Imunologjisë në Zagreb.
Ai u pezullua nga ky pozicion pas sinjalizimit që bëri në lidhje me mungesën e transparencës për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinës së gripit të derrit (H1N1). Si pasojë e mungesës së përgjegjësisë nga ana e prodhuesit për efektet anësore të padëshirueshme të vaksinës, Sladoljev e konsideroi atë një rrezik për shëndetin publik.
Sinjalizimi i akteve korruptive me të cilat punonjësit përballen në vendet e tyre të punës përbën një nga instrumentet më të rëndësishëm për zbulimin e abuzimeve, parandalimin e dëmeve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe kontributin për forcimin e shtetit të së drejtës.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.