Roundtable Discussion: “The Future of Cooperative Security in the Western Balkans from the public opinion perspective”In the framework of the project: Measuring citizens' attitudes towards security and justice in Albania

Siguria bashkëpunuese është një nga temat kryesore në të cilat është fokusuar BSHS 2022. Barometri përfshin pyetje për të marrë opinionin e qytetarëve mbi bashkëpunimin për sigurinë me vendet e Ballkanit si dhe opinionin e tyre për pozitën e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare apo pikëpamjet e tyre për të ardhmen. Gjithashtu, pyetjet synojnë të kuptojnë opinionin e qytetarëve shqiptarë për NATO-n, OSBE-në, BE-në dhe OKB-në, rolin dhe kontributin e tyre, si dhe pritshmëritë që kanë qytetarët nga këto organizata.

Gjetjet kryesore në këtë drejtim tregojnë se shumica e të anketuarve mendojnë se marrëdhëniet ndërmjet shteteve ballkanike aktualisht janë të cenuara nga mungesa e bashkëpunimit. Në mënyrë të ngjashme, shumica mendon se Shqipëria duhet të zhvillojë një bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha vendet e Ballkanit. Shumica mendon gjithashtu se marrëdhëniet e sigurisë mes vendeve të Ballkanit do të përmirësohen gjatë 5 viteve të ardhshme.

Për të ndarë dhe diskutuar mbi këto gjetje, CSDG zhvilloi me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve të Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Epoka, Tryezën e Diskutimit “E ardhmja e sigurisë bashkëpunuese në Ballkanin Perëndimor nga këndvështrimi i opinionit publik”.

Fokus i kësaj tryeze ishte prezantimi i Dokumentit të Politkave “E ardhmja është bashkëpunuese!? Perceptime dhe Realiteti nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, punuar nga eksperti dhe studiuesi Dr. Mentor Beqa, i cili analizoi gjendjen aktuale të bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe mbështetjen e publikut të gjerë në këto vende ndaj sigurisë bashkëpunuese.

Forcimi i mekanizmave ekzistues të bashkëpunimit, roli i organizatave ndërkombëtare gjatë konflikteve apo në përmirësimin e marrëdhenieve ndërmjet vendeve të Ballkanit, roli i bashkëpunimit rajonal në parandalimin e kërcënimeve, integrimi i vendeve të rajonit në BE, ishin disa nga çështjet me rëndësi të cilat u trajtuan gjatë aktivitetit.