Roundtable Discussion: “Public opinion on security, external and internal threats, trust in institutions and corruption”In the framework of the project: Western Balkans Security Barometer 2022
Perceptimet e qytetarëve mbi një gamë të gjerë çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë përbëjnë një burim të rëndësishëm të dhënash, të cilat mund të përdoren dhe analizohen nga një gamë e gjerë aktorësh përfshirë politikëbërësit, ekspertët e sigurisë, akademikët, mediat, etj.Në këtë kontekst CSDG organizoi ditën e sotme
Tryezën e Diskutimit “Opinioni publik mbi sigurinë, kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, besimin në institucione dhe korrupsionin”, me pjesëmarrës nga institucionet shtetërore përgjegjëse për fushën e sigurisë, gjyqësorit dhe antikorrupsionit, si dhe ekspertë të fushës.
Aktiviteti u organizua në kuadër të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor (BSBP), një projekt rajonal të cilit CSDG i është bashkuar për të dytin vit radhazi që nga viti 2021. BSBP mat perceptimet e publikut në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi për një gamë të gjerë çështjesh të ndryshme.
Panelistët theksuan nevojën për forcimin e rolit të një sërë institucionesh kyçe, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe performancës në përmbushjen e objektivave të tyre.
Gjatë diskutimeve u evidentuan disa nga shkaqet kryesore për besueshmërinë e ulët të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë duke analizuar fenomenet dhe shkaqet që ndikojnë në krijimin e këtyre perceptimeve.
Gjithashtu me rëndësi u konsiderua edhe nevoja për diskutimin e gjetjeve me institucionet respektive me qëllim evidentimin e problematikave dhe nevojën për të nxitur adresimin e tyre.