Roundtable Discussion: “Fight against corruption as a non-negotiable condition in the negotiations with EU”In the framework of the project: Measuring citizens' attitudes towards security and justice in Albania

Shqipëria filloi negociatat e anëtarësimit në 19 korrik 2022, 8 vjet nga dhënia e statusit të vendit kandidatit nga Komisioni Evropian. Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këto vonesa ka qenë mungesa e progresit në luftën kundër korrupsionit. Që nga koha kur Komisioni Evropian publikoi Raportin e parë të Progresit për Shqipërinë në vitin 2003 e deri më sot, është tregues se korrupsioni ka qenë problem si për qeveritë e majta ashtu edhe për ato të djathta.

Në edicionin e katërt të Barometrit të Sigurisë 2022, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes i ka kushtuar një vëmendje të veçantë temës së korrupsionit duke shqyrtuar faktorët dhe shkaqet e korrupsionit, reagimet institucionale ndaj korrupsionit dhe besimin në masat antikorrupsion të ndërmarra nga institucionet shtetërore, duke eksploruar edhe lidhjen ndërmjet korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rezultatet tregojnë se shumica e qytetarëve mendojnë se kërcënimi i korrupsionit në Shqipëri është i madh 49.3%, ose shumë i madh 37.7%.

Në këtë kontekst, lufta kundër korrupsionit dhe arritjet që qeveria shqiptare duhet të tregojë në këtë drejtim gjatë procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, do të jenë një kusht i panegociueshëm.
Dokumenti i politikave punuar nga eksperti i çështjeve të integrimit evropian i cili u prezantua dhe diskutua në UMSH, përbën një përpjekje për të kryer një analizë përmbledhëse mbi politikat antikorrupsion që Shqipëria ka ndjekur që nga vitet ’90 duke u fokusuar veçanërisht në rolin që një faktor i tillë ka luajtur deri tani drejt anëtarësimit në BE.

Roli i të gjithë aktorëve veçanërisht shoqërisë civile mbetet mjaft i rëndësishëm në monitorimin dhe adresimin e politikave apo masave të tjera, të cilat kanë ndikim në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.