Roundtable Discussion: “Achievements and challenges in mainstreaming and implementation of gender equality in the security sector in Albania from the public opinion perspective”In the framework of the project: Measuring citizens' attitudes towards security and justice in Albania

Barometri i Sigurisë 2022 edicioni i katërt i të cilit u prezantua në qershor të këtij viti, synon të ofrojë jo vetëm njohuri të rëndësishme mbi perceptimin e qytetarëve për sigurinë, por edhe të promovojë një debat të mirëinformuar duke nxitur zhvillimin efektiv të politikave nga vendimmarrësit.

Në këtë kontekst, në ambientet e Universitetit Luarasi u organizua Tryeza e Diskutimit “Arritjet dhe sfidat në zbatimin e barazisë gjinore në sektorin e sigurisë në Shqipëri nga këndvështrimi i opinionit publik”, gjatë të cilit u prezantua edhe një dokument politikash i përgatitur nga ekspertja Erisa Proko.

Dokumenti kishte si qëllim analizën e nivelit të përputhshmërisë së kuadrit të politikave të Shqipërisë me Rezolutën 1325 “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, përmes filtrave të agjendës së sigurisë kombëtare dhe përpjekjeve për integrimin institucional në këtë rrugë, e trajtuar edhe nga këndvështrimi i opinionit publik.

Aktualisht Shqipëria është në procesin e hartimit të Planit të Dytë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe inkurajimi i një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet institucioneve të sektorit të sigurisë dhe shoqërisë civile që siguron një përfshirje dhe pjesëmarrje kuptimplotë të grave dhe vajzave shqiptare në politikë dhe në zinxhirin e sigurisë, mbeten ende prioritet.

Këto takime kanë si qëllim ndër të tjera diskutimin e gjetjeve të Barometrit si edhe përdorimin e të dhënave nga studiues, studentë dhe ekspertë të fushës në funksion të kryerjes së vlerësimeve dhe studimeve më të thelluara.