Murat Mehmeti – Kosovo

Në nëntor 2016 inspektori hetues tatimor Murat Mehmeti sinjalizoi një skemë të evazionit tatimor, ku përfshiheshin “kompanitë guackë” të cilat mbuloheshin nga menazherët në Administratën Tatimore të Kosovës.

Mehmeti zbuloi se si më shumë se 300 biznese të Kosovës, shumë prej të cilave ndanin një llogaritar të vetëm, kryenin zbritje të mëdha taksash duke regjistruar fatura të rreme lëshuar nga “kompanitë guackë” duke i kushtuar buxhetit të Kosovës një dëm prej rreth 25 milion €.

Murat Mehmeti është nderuar me disa çmime prestigjoze, përfshirë çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2016, Çmimin për Demokraci për vitin 2017 dhe Çmimin e “Fjalës së Lirë” në vitin 2018 dhënë nga Koalicioni i Evropës Juglindore mbi Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe Qendra Evropiane për të Drejtat e Sinjalizuesve.



Leave a Reply