Tryezë diskutimi “Ndërlidhja mes Opinionit Publik dhe Politikave: Gjetje dhe Perceptime nga Barometri Shqiptar i Sigurisë 2024”

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes zhvilloi tryezën e diskutimit “Ndërlidhja mes Opinionit Publik dhe Politikave: Gjetje dhe Perceptime nga Barometri Shqiptar i Sigurisë 2024”. Ky aktivitet, i cili bashkoi përfaqësues të institucioneve publike dhe aktorë të shoqërisë civile, synoi të prezantonte dhe diskutonte gjetjet e anketës kombëtare mbi sigurinë.
🔎Barometri i Sigurisë 2024 ka eksploruar perceptimet dhe opinionet e qytetarëve shqiptarë mbi kërcënimet dhe sfidat kryesore të sigurisë, duke përfshirë sigurinë politike, ekonomike, ushqimore, shëndetësore dhe personale. Një fokus i veçantë i është kushtuar sigurisë personale nga një perspektivë e maskulinitetit, duke analizuar rolin që ka në konfliktet dhe pasiguritë gjinore.
Gjatë tryezës, u prezantuan rezultate të rëndësishme, të cilat synojnë të ndihmojnë në formulimin dhe zbatimin e politikave të sigurisë të bazuara në evidencë, me qëllim përmirësimin e sigurisë së qytetarëve dhe forcimin e qeverisjes demokratike.
▶️ Roli i Kuvendit dhe deputetëve është kyç në përdorimin e këtyre gjetjeve për të zhvilluar politika efektive dhe për të siguruar zbatimin e tyre në mënyrë të drejtë dhe transparente. Përdorimi i të dhënave dhe gjetjeve të ofruara nga Barometri është thelbësor për të kuptuar më mirë nevojat e qytetarëve dhe për të adresuar sfidat e sigurisë në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Ermonela Felaj Valikaj @Denis Deliu Ina K. Zhupa Erisa Xhixho
👏Në emër të Stafit të CSDG – Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, dëshirojmë të shprehim një falënderim të veçantë për Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, donatorin që ka mbështetur Barometrin e Sigurisë që nga viti 2019. Kontributi i tyre i vazhdueshëm ka qenë thelbësor në promovimin dhe avancimin e kësaj iniciative të rëndësishme.
📎 Në linkun më poshtë, mund të gjeni Barometrin e Sigurisë 2024 në versionin anglisht dhe shqip: