Reforma e Shërbimeve të Inteligjencës në Shqipëri

Reforma e Shërbimeve të Inteligjencës në Shqipëri

Donatori

Projekti

Në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, reforma e shërbimeve të inteligjencës u nxit krysisht nga nevoja për demokratizimin e këtyre shërbimeve dhe futjen e normave dhe vlerave të cilat respektojnë të drejtat themelore të njeriut dhe liritë qytetare dhe nga nevoja për të patur informacione të dhëna në kohë dhe që në mënyrë të efektshme kontribuojnë për t’iu kundërvënë kërcënimeve të reja. Parë nën këtë këndvështrim ky studim analizon reformën e inteligjencës në Shqipëri duke shqyrtuar (1) reformën e aparatit të inteligjencës; (2) marrëdhëniet ndërmjet shërbimeve të inteligjencës dhe ekzekutivit; (3) dhe mbikëqyrjen legjislative të shërbimeve të inteligjencës. Studimi mbështët argumentin se përveç përshtatjes me tendencat ndërkombëtare reforma e inteligjencës në Shqipëri është ndikuar dhe nga politikat partiake të vendit dhe rivalitetet ndërinstitucionale.