
Raport Vlerësimi I: Veprimtaria e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 2020
Mbështetur nga:Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Projekti:Mbështetja e zbatimit të reformës në drejtësi nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme
Ky është Raporti i parë i vlerësimit i përgatitur nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, që nga koha e ngritjes së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në 19 dhjetor 2019.
Qëllimi kryesor i këtij raporti është të identifikojë dhe analizojë çështje dhe problematika, të cilat ndikojnë në efektivitetin e përgjigjes ndaj fenomeneve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, si edhe të nxisë masat e duhura dhe të zbatueshme për adresimin e këtyre problematikave.
Raport kryen një vlerësim të përformancës së Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave të Posaçme gjatë vitit të parë të punës përkundrejt tre dimensioneve: produktiviteti, efiçenca dhe relevanca.
- Dimensioni i produktivitetit kryen një vlerësim të numrit të procedimeve të regjistruara në baza vjetore përkundrejt numrit të çështjeve të dërguara në gjykim si dhe statusin e tyre aktual;
- Dimensioni i efiçensës është fokusuar në vlerësimin e kohëzgjatjes së çështjeve për gjykim sipas kalendarit kohor të gjykatave dhe kohëzgjatjes mesatare të çështjeve me të njëjtin objekt;
- Dimensioni i relevancës kryen një vlerësim të çështjeve në përputhje me kompleksitetin dhe rëndësinë.