Media dhe BE

Media dhe BEProjekti:
Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve me BE - Cluster 1

Në kuadër të projektit “CI-EU-NPA “Improving the Debate on Policies and Accountability to fulfill basic rights through the creation of the Platform for Negotiations of Cluster I Albania” u mbajt konferenca “Media dhe BE” nën moderimin e gazetarëve Neritan Sejamini dhe Ola Mitre. Deri tani, në media ka patur pak interes për procesin e integrimit europian, përtej raportimit të ngjarjeve dhe çështjeve politike, çështjet teknike, si rregullat, procedurat, afatet, aktorët, dhe permbajtja teknike janë mbuluar perciptazi ne mediat shqiptare. Mungesa e pavarësisë nga interesat politike dhe ekonomike, burimet e kufizuara financiare dhe mungesa e aftësive profesionale njerëzore, janë disa nga arsyet për dobësinë e informimit mediatik për negociatat e anëtarësimit. Ne kete tryeze moren pjese ambasadori i Embassy of the Netherlands in Albania z. Reinout Vos dhe Embajada de España en Tirana ambasadori i Spanjes z. Alvaro Renedo Zalba, z. André Rizzo Kreu i Sektorit te Integrimit Evropian, Medias dhe Informacionit European Union in Albania , deputetja zj. Ina K. Zhupa si dhe zevendesdrejtori i Agjencise per Media dhe Komunikim z. Alteo Hysi si dhe redaktore dhe gazetare te njohur ne vendin tone.
Konferenca u perqednrua në rolin informues të medias në lidhje me negociatat e anëtarësimit. Qëllimi i saj iste të ofronte një pasqyrë të mbulimit dhe informacionit mediatik për të gjitha aspektet e procesit të anëtarësimit dhe të diskutojë kapacitetet dhe vështirësitë e medias në përmbushjen e këtij roli. Vëmendje e vecantë i’u dha qasjes në informacionin e BE-së dhe institucioneve qeveritare, dhe rolin e tyre në mbështetjen e rolit informues të medias. Fuqizimi i medias është prioritet i integrimit evropian të Shqipërisë dhe negociatave të anëtarësimit. Si element i lirisë së shprehjes, liria dhe pluralizmi i medias është detyrim direkt si pjesë e kapitullit 23 të negociatave — Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore — dhe indirekt si pjesë e kapitujve mbi politikat e konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorit etj.