Besimi i publikut shqiptar tek siguria: Blloqe penguese për negociatat me BE

Mbështetur nga:Fondacioni “Friedrich Ebert” Tiranë

Titulli i projektit:Matja e qëndrimeve të qytetarëve ndaj sigurisë dhe drejtësisë në Shqipëri

Ndonëse Barometri i Sigurisë (2019) siguroi një mori të dhënash mbi perceptimin dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me një gamë të gjerë të aspekteve të sigurisë, ishte parashikuar që një analizë më e plotë dhe e thelluar e të dhënave të realizohej më tej. Kjo me qëllim krijimin e mundësisë për interpretimin e të dhënave edhe nga palë të ndryshme interesi, me qëllim realizimin e vlerësimeve më të thelluara.

Në këtë drejtim, ky botim sjell një kontribut me tre studime që analizojnë politikat në fushën e sigurisë lidhur me 1) besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë, 2) llogaridhënien e këtyre institucioneve si ofrues të sigurisë, 3) sfidat me të cilat përballet Shqipëria në përmbushjen e standarteve të sigurisë, drejtësisë e respektimit të drejtave të njerout në kuadër të negociatave të ardhshme të anëtarësimit me BE.

Dokumenti i analizës së politikave synon të kontribuojë në një diskutim më të gjerë mbi këto tema si dhe të nxisë përdorimin e Barometrit të Sigurisë si një platformë të dhënash për analiza të njëjta mbi tematika të tjera.

Klikoni në link-un më poshtë për të lexuar përmbledhjen e botimit në Shqip: Besimi i publikut në siguri – Blloqe penguese në negociatat e BE-së