Barometri i Ballkanit Perëndimor 2022In the framework of the project:
Dinamikat dhe problematikat që kanë shoqëruar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Ballkanit në të njëjtën kohë duket se kanë nxjerrë në pah edhe nevojën për krijimin e urave të bashkëpunimit, si një domosdoshmëri për zhvillimin dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Pavarësisht sfidave gjithmonë prezente, bashkëpunimi rajonal do të mbetet një kusht thelbësor për të avancuar procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst anketa e realizuara në kuadër të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor (BSBP) ka si qëllim që përveçse të ofrojnë një mori të dhënash për një gamë e gjerë aktorësh të tillë si politikëbërësit, ekspertët e sigurisë, akademikët dhe median, të nxisë diskutime dhe analiza profesionale mbi gjetjet dhe perceptimet e opinionit publik mbi këto çështje.
Ne takimin e sotem Z. Arjan Dyrmishi beri nje prezantim te gjetjeve te WSBB 2022 me nje audience te perbere nga student dhe pedagog te Fakultetit Ekonomik te Universitetit Luarasi. Gjate ketij takimi u diskutua se si edhe se si perceptimi i qytetareve mbi bashkepunimin ne Ballkanin Perendimor ndikon ne tregu rajonal. Gjithashtu ne kete takim u theksua edhe rendesia qe kane te dhenat e dala nga Barometri i Sigurise si nje burim per dokumenta dhe detyra kursi te hartuar nga studentet gjate jetes se tyre akademike.