SPAK Monitor Nr. 11 trajton ecurinë e çështjeve në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar të regjistruara në Gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke kryer një vlerësim përkundrejt disa indikatorëve të rëndësishën në procesin e shqyrtimit gjyqësor të çështjeve.
Nëpërmjet kësaj analize dhe paraqitjes të aspekteve kryesore që lidhen me shqyrtimin gjyqësor të këtyre çështjeve, synohet të evidentohet niveli i efektivitetit dhe përgjigjes në trajtimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ky botim vjen si një vazhdim i monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm që Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ka kryer në kuadër të projektit: “Mbështetja e zbatimit të reformës në drejtësi nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme”, i mbështetur nga Programi i Reformës në Drejtësi, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Klikoni këtu për të shkarkuar buletinin informativ në format PDF
(ose mund të shfletoni buletinin më poshtë) – në Issuu