CSDG prezanton Udhërrëfyesin për Sinjalizimin dhe Sinjalizuesit në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri

Edhe pse lufta kundër korrupsionit ka qenë një nga prioritetet kryesore për Shqipërinë, dhe sinjalizimi shihet si një nga mjetet kryesore në mbështetje të kësaj lufte, numri i sinjalizimeve ka qënë i ulët. Asnjë rast sinjalizimi nuk është rregjistruar nga institucionet sigurisë, pavarësisht nga rastet e shumta të korrupsionit dhe abuzimit me kompetencat të raportuara nga mediat, duke prekur veçanërisht institucionet e zbatimit të ligjit.

Një nga faktorët që ndikojnë negtivisht në zbatimin e ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve janë paragjykimet kulturore dhe konotacioni negativ në lidhje me sinjalizimin. Duke qenë se sinjalizimi është një praktikë komplekse, dhe sinjalizimi në institucionet e sigurisë përmban edhe sfida më specifike, punonjësit e këtij sektori kanë nevojë informacion dhe njohuri të hollësishme në mënyrë që të jenë në gjendje ta kapërcejnë ngurrimet dhe dilemat që hasin nëse dëshirojnë të sinjalizojnë mbi veprimtari korruptive në vendin e tyre të punës.

Ky Udhërrëfyes, i ndërtuar në një format pyetjesh dhe përgjigjesh, synon ti vijë në ndihmë punonjësve të institucioneve të sigurisë që të kuptojnë dhe zbatojnë Ligjin për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve pa rrezikuar që të shkelin legjislacionin në fuqi. Nëpërmjet zbatimit më të mirë të Ligjit për sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Udhërrëfyesi synon të mbështesë këto institucione në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e integritetit.

Udhërrëfyesin mund ta shkarkoni në link-un më poshtë:

SHARE