Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos për përmbylljen e procedurës së ngritjes në detyrë për 8 prokurorë kandidatë për Prokurorinë e Posaçme Brenda muajit nëntor 2019 KLP do të përfundojë emërimin e 8 kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (KKKO) Për emërimin e 15 kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, të renditur nga...
Me përfundimin e procesit të intervistimit dhe miratimin e listës me 15 kandidatët për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë muajit korrik ka përshpejtuar zhvillimin e seancave dëgjimore dhe marrjen e vendimeve për këto kandidatë. KPK ka dhënë vendimet për 66% të prokurorëve të renditur nga KLP për ngritje...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi gjatë muajit korrik 2019 intervistimin e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. 22 kandidatët u ndanë sipas një rendi emëror në përputhje me kalendarin e intervistave, ndërkohë që ky proces zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të misioneve EURALIUS dhe OPDAT. Intervistat u regjistruan nga komisioni me audio dhe video me...
Duke filluar nga muaji prill 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka realizuar vlerësimin e aftësive profesionale për kandidatët për prokurorë të posaçëm duke e përmbyllur këtë proces gjatë muajit qershor 2019. Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë 10 prokurorë dhe ka shkarkuar 1 prej tyre duke sjellë vazhdimin e garës për 22 kandidatë....
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nisi në fund të muajit dhjetor 2018 procedurat për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda pranë Gjykatave të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qëllim për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve kryesore për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga të dhënat e prezantuara në...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar në seancat plenare të datës 15 dhe 25 prill 2019, Raportet për Analizimin e Aftësive Profesionale të 7 prokurorëve, të cilët janë në garë për 15 pozicionet vakante në Prokurorinë e Posaçme. Ngritja në detyrë e kandidatëve do të kryhet nga KLP vetëm pasi ato të kenë kaluar procesin e rivlerësimit dhe...
Komisioni i Posaçëm i ngritur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për 28 kandidatët për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, duke seleksionuar 25 prokurorë për vazhdimin e garës për ngritje në detyrë në 15 vendet vakante në institucionin kryesor të hetimit për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni, i cili...
Me mbylljen e afatit të dytë në 21 Shkurt për aplikimin e kandidatëve prokurorë në Prokurorinë e Posaçme (PP), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) përfundoi hartimin e rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, e cila përcakton metodologjinë e plotë për vlerësimin e kandidatëve...
Në datën 21 Shkurt përfundoi afati i dytë i vendosur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) për aplikimin e kandidatëve prokurorë në Prokurorinë e Posaçme (PP). 27 kandidatë shprehën interes për të qenë pjesë e strukturës më të rëndësishme të hetimit për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pjesa më e madhe e kandidatëve janë prokurorë në Prokurorinë...
Muaji shkurt është afati i fundit ligjor për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (KKKO), brenda të cilit duhet të përfundojë emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda si edhe të fillojë ushtrimi i kompetencave të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit kundër...