Mungesa e Komunikimit Strategjik është konsideruar si një nga mangësitë funksionale të sistemit të mëparshëm të drejtësisë në Shqipëri, dhe për këtë arsye forcimi i besimit të publikut tek institucionet e reja të drejtësisë përbën ende një sfidë të këtyre institucioneve. Me hartimin e strategjive të komunikimit dhe planeve të veprimit ka ndryshuar edhe qasja e institucioneve të reja kundrejt...
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ka publikuar Raportin “Vlerësimi Bazë i Strategjisë Ndërsektoriale për Luftimin e Krimit të Organizuar, Trafikimit të Paligjshëm dhe Terrorizmit 2013-2020”. Raporti ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të përmbajtjes së strategjisë si dhe të monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të saj dhe rezultateve të arritura. Në mungesë të ndonjë raporti të disponueshëm publik për zbatimin e...
Ngritja dhe vënia në funksionim e Gjykatave të Posaçme dhe SPAK përbën një nga komponentët kryesorë të reformës në sistemin e drejtësisë. Deri në dhjetor të vitit 2018 ecuria e procesit të vetting-ut të antarëve gjyqtarë dhe prokurorë të Këshillit të Lartë i Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit përbënte treguesin kryesor të ecurisë së procesit, pasi procesi i...
Edhe pse lufta kundër korrupsionit ka qenë një nga prioritetet kryesore për Shqipërinë, dhe sinjalizimi shihet si një nga mjetet kryesore në mbështetje të kësaj lufte, numri i sinjalizimeve ka qënë i ulët. Asnjë rast sinjalizimi nuk është rregjistruar nga institucionet sigurisë, pavarësisht nga rastet e shumta të korrupsionit dhe abuzimit me kompetencat të raportuara nga mediat, duke prekur...
Risitë e ushtrimit të kompetencave të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë në drejtim të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm Kliko më poshtë për të shkarkuar raportin e plotë Raport Monitorimi nr. 3 - Qershor 2019
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes prezantoi Raportin e II të Monitorimit mbi “Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Përzgjedhjen e Prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Tryeza u organizua në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike dhe me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për...
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi në datën 17 Dhjetor në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Tryezën e Rrumbullakët: “Monitorimi i Ecurisë së Procesit për Ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Tryeza u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen...
Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka publikuar raportin rajonal: "Mbrojtja e sinjalizuesve në Evropën Juglindore: një vlerësim i politikave, rasteve dhe iniciativave". Raporti, për të cilin ka kontribuar CSDG, pasqyron zhvillimet më të fundit të mbi sinjalizimin në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Mal të Zi, Rumani dhe Serbi. Raporti në anglisht mund...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në qershor të vitit 2016. Ligji u miratua pas rekomandimeve të Bashkimit Evropian për miratimin e një ligji të tillë dhe konsiderohet si mjet i rëndësishëm antikorrupsion. Zbatimi i ligjit pritet të përballet me sfida që rrjedhin nga mungesa e përvojës së mëparshme institucionale në këtë fushë, kompleksiteti  i...