Ngritja e Gjykatave të Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u finalizua në dhjetor 2019. Hapat për krijimin e këtyre institucioneve u përmbushën për rreth 1 (një) vit kohë duke përfshirë një sërë procedurash ligjore dhe administrative.
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ka përgatitur një kalendar kronologjik të këtyre hapave, me qëllim informimin dhe komunikimin e proceseve të nevojshme për fillimin e veprimtarisë së këtyre institucioneve.
Duke klikuar slidet e kalendarit mund të informoheni mbi to si dhe rezultatet e procesit deri në ndërtimin e plotë të organeve më të reja në vend të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.