Spak Info nr. 14 –Janar 2020

Me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë rritur edhe pritshmëritë për arritjen e rezultateve konkrete të institucioneve të reja të hetimit dhe gjykimit krijuara rishtazi në dhjetor 2019.

Prokuroria e Posaçme ka filluar tashmë zbatimin e parashikimeve ligjore në drejtim të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke hapur në 10 janar 2020 garën për pozicionin e Drejtuesit të këtij organi, e publikuar në faqen zyrtare www.bkh.al

Thirrja përshkruan kriteret, kushtet ligjore dhe fazat e përgjedhjes, të cilat duhet të përmbushen nga kandidatët për pozicionin e Drejtorit, i cili do ti propozohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga një Komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme së bashku me dy prokurorë të posaçëm.

Ndërkohë, Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë zhvilluar seancën e parë në  23 dhjetor 2019 (Gjykata e Posaçme e Apelit), por numri i gjyqtarëve të emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në këto gjykata (12 në shkallën e parë dhe 6 në apel), jashtë parashikimeve ligjore (16 në shkallën e parë dhe 11 në apel) dhe statusi i tyre i rivlerësimit mbeten problematike për funksionimin normal të tyre.

Me konfirmimin në deyrë në të dyja shkallët, gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme KKKO mund të emërohen në mënyrë të përhershme në këto institucione dhe ky proces është thelbësor edhe në drejtim të plotësimit të vendeve vakante në këto organe.

SPAK Info Nr. 14 përshkruan disa nga masat e para paraprake të ndërmarra pas fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lexoni më shumë duke klikuar në linkun më poshtë.

SPAK Info 14

SHARE